Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.
Mustafa, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në këtë përvjetor dëshiron atë që Rugova donte pëhrerë- besimin e palëkundur me aleatët perëndimorë.
“ Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, sot, përkujtojmë Presidentin e Parë të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Në këtë përvjetor e dëshirojmë atë që Ibrahim Rugova kultivonte përherë me mirësjellje, dashurinë ndaj Kosovës, unitetin e brendshëm e besimin e palëkundur në aleatët tanë perëndimor”, thuhet në njoftimin e tij.