Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Diplomati kroat e quan Rugovën lider i kapaciteteve globale

Diplomati kroat e quan Rugovën lider i kapaciteteve globale

Ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq, tha se Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale. Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Evropë”, shkroi diplomati kroat në ‘X’.