Katër vetëvrasje në më pak se një muaj janë kryer në Kosovë vetëm në rajonin e Prizrenit.
I fundit në këto raste është pikërisht në qytetin e Prizrenit të mërkurën.
Aty dyshohet se personi që ka bërë vetëvrasje është pronari i ordinancës private ”Kiseri Dent”.
Lajmin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Kurse, rastet e tjera kanë ndodhur njëri më 25 dhjetori, ku 55 vjeçari Shefqet Krasniqi, ish-luftëtar i UÇK-së i dha fund jetës, duke ia vënë flakën vetes derisa ndodhej brenda veturës.
Rasti tjetër ka ndodhur më 10 janar ky një 24-vjeçar i cili dyshohet se kreu vetëvrasje me kallashnikov.
E, vetëm një ditë më vonë më 11 janar në fshatin Manastiricë të Prizrenit, Policia gjeti trupin e pa jetë të 60 vjeçarit Fait Kuljiç, të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lart.
Për rastet e vetëvrasjeve në Kosovë kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.
Nga Policia kanë treguar se sa është numri i vetëvrasjeve në vend, për periudhën janar-nëntor 2023.
“Në periudhën janar-nëntor të vitit 2023 kanë ndodhur 39 vetëvrasje. Kurse në vitin 2022 kanë ndodhur gjithsej 43 vetëvrasje”,thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.
Por, cilët janë faktorët që po shtyjnë individët deri në vetëvrasje dhe a është bërë fenomen shqetësues ky në Kosovë për Front Online kanë folur psikologë dhe sociologë.