Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Homazhe për ish-presidentin, Abdixhiku: Ibrahim Rugova e formësoj shtetin e Kosovës

Homazhe për ish-presidentin, Abdixhiku: Ibrahim Rugova e formësoj shtetin e Kosovës

Në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vendosur lule mbi varrin e Rugovës.

Pas homazheve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte prijës nacional i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Drejtuesit e LDK-së kanë vazhduar vizitën te familja e Rugovës.

Ndërsa, gjatë ditës kanë organizuar edhe promovimin e libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

/TV Arbëria