Një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e ti në Shalinovicë të Istogut.
Sipas raportit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES- Shalinovicë, Istog 20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”
/TV Arbëria