Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxha:I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

Hoxha:I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut nga Podujeva që vdiq sot në QKUK pas plagëve që kishte marrë disa ditë më parë nga një rrahje brutale në qytetin e tij.

Ajo tha se ai u rrah me shkopinj bejsbolli nga një grup i djemëve, derisa kërkoi nga organet e rendit që të vënë drejtësi për këtë rast.

“Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë. E tmerruar, e pikëlluar dhe e frikësuar se kah po shkojmë si shoqëri. Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë. Shumë dhimbje! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar ajo.

Pak më parë ka ngushëlluar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u shpreh i tronditur me rrethanat nga të cilat vdiq.