Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bulliqi shpreh ngushëllime për të riun që vdiq pasi u rrah brutalisht

Bulliqi shpreh ngushëllime për të riun që vdiq pasi u rrah brutalisht

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.