Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > E lënduara nga rrëzimi i kulmit në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

E lënduara nga rrëzimi i kulmit në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo per telegrafi.