Një sulm izraelit ka vrarë dy anëtarë të Hamasit në jug të Libanit.
Kështu kanë bërë të ditur tre burime të sigurisë për Reuters.
Mediat lokale raportuan se një dron izraelit shënjestroi një automjet pranë Tiros, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli ka goditur anëtarët e Hamasit dhe Hezbollahut përtej kufirit, më së fundi duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut më 8 janar, thanë këto burime.