Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peci takon Komisionerin për Bujqësi në BE, Janusz Wojciechowski

Peci takon Komisionerin për Bujqësi në BE, Janusz Wojciechowski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA), që po mbahet në Berlin, ka zhvilluar gjatë ditës një takim zyrtar me homologët e tij me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në sektorin e bujqësisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Me ftesë të Ministrit Federal për Ushqim dhe Bujqësi të Gjermanisë Cem Ozdemir, jam pjesë e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, me temën “Sistemet ushqimore të së ardhmes sonë: Bashkimi i forcave për një botë me zero uri” ku nga sot, ky Forum filloi punimet e veta në Berlin. Në mesin e 70 Ministrave nga e mbarë bota së bashku do të shpalosim idetë rreth sigurisë ushqimore, hapat e deritanishëm dhe strategjitë e politikat tona kundrejtë një sektori të zhvilluar e të qëndrueshëm të bujqësisë”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij.

Tutje, ai ka thënë se ka Shfrytëzuar rastin që me homologë nga vendet e rajonit dhe më gjërë, të bashkëbisedojnë rreth sfidave dhe sukseseve të përbashkëta, themelimin e marrëdhënieve ekzistuese si dhe të krijojimin e urave të reja bashkëpunimi.

“Në kuadër të këtij forumi, para rastin që ta takoj Komisionerin për Bujqësi në BE Janusz Wojciechowski, të cilin e njoftova për progresin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë si dhe hapat e ndërmarrë drejt hapjes së procesit për akreditim të AZHB-së me qëllim të akreditimit në IPARD. #NdërtojmëUra #LidhimMiqësi #GFFA2024”- ka shkruar Peci.

/TV Arbëria