Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nacionalizmi sportiv ziliqar serb

Nacionalizmi sportiv ziliqar serb

Është e ditur prej kohësh që politika serbe vuan nga urrejtja, mosdurimi dhe mentaliteti hegjemonist në raport për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës.

Mirëpo, kjo ndjenjë e nacionalizmit malinj përpos politikës manifestohet edhe në segmentet e tjera të kësaj shoqërie, sikurse në media, sport, kulturë etj. Duke dëshmuar kështu, se pjesa më e madhe e shoqërisë serbe vazhdon të mbetet peng i një nacionalizimi meskin ziliqar që nuk mund të pajtohet me suksesin e shqiptarëve në shuma fusha të jetës.

Shembull i këtij realiteti skizofrenik psikologjik janë edhe mediat serbe, konkretisht Agjencia famëkeqe e lajmeve Tanjug.

Para pak dite, deri sa në një emision për sportin, ish-mundësi Vlastmir Nesic nga ky shtet, po fliste në studio televizive për ndikimin e medaljeve të arta olimpike në një shoqëri, me shembuj konkret nga garat olimpike në Tokio, papritmas në ekran shfaqet sportistja nga Kosova, Distria Krasniqi duke e marrë medaljen e artë. Dhe mediumi në fjalë, në ato qaste i errëson pamjet nga Youtubi, vetëm që të mos prezantohet suksesi Olimpik i sportistes nga Kosova në këtë garë ndërkombëtare.

Ky rast tregon për paranojat e mediave serbe. Të cilat pretendojnë se duke i mbuluar dhe hijezuar sukseset dhe arritjet e sportit nga shteti ynë, i ushqejnë iluzionet se ato nuk ekzistojnë. E në këtë mënyrë  shpresojnë që me anë të propagandës ta zhbëjnë realitetin faktik.

/TV Arbëria

Powered by WordPress