Është e natyrshme që vizita e bërë këtë javë nga avokati serb, Çedomir Stojkoviq në kompleksin memorial të familjes Jashari të në Prekaz të Skenderajt, të vrarë nga forcat serbe në vitin 1998, të shkaktojë reagime kundërthënëse.
Përndryshe, Çedomir Stojkoviq, njihet edhe si avokat i politikanit nga opozitar në Serbi, Nikolla Sadulloviq. I njëjti para pak kohe ishte arrestuar dhe torturuar nga BIA serbe, pasi kishte kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë gjatë vizitës në varrezat në kompleksin “Adem Jashari në Prekaz”.
Avokati, Stojkoviq gjatë kësaj vizite vendosi lule në varrin e Blerina Jasharit, e cila ka qenë shatë vjeç kur u vra në Prekaz nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, përpos luleve ai e la edhe një letër në të cilën shkruante, “urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”.
REL u ka bërë një përmbledhje komenteve disa prej komenteve të ndryshme në rrjetet sociale, për ta analizuar mënyrën se si qytetarë të dyja vendeve e kanë interpretuar këtë sjellje të avokatit Stojkoviq.
Kishte nga ata që e lavdëruan një veprim të tillë duke u shprehur se “sikur ky mentaliteti të ishte në Serbinë e pas luftës, të dyja vendet do të ishin në BE”, apo “bravo e madhe për avokatin, kjo i afron popujt”, e “ky është një hero dhe nëse ekziston një urti te shqiptarët e Kosovës, një rruge duhet t’i jepet emri i tij” si dhe “ të lumtë, politikani i parë i vërtetë nga Serbia, pas kaq vitesh”.
Mirëpo, krahas këtyre komenteve aprovuese, nuk munguan as ato ofenduese dhe kërcënuese, “më pas kur t’i numërojnë brinjët, me shkopinj hekuri, do të thuash se po bëj shaka, e deri tek ato “hesht ore fëlliqësirë. Tradhtar, Shqiptar, Zhduku. Më mirë mos u kthe në Serbi”,
Kjo vizitë nuk la pa u komentuar as në mediat ruse. Portali Telegram nga ky shtet, e ka quajtur Stojkoviq-in një avokat të dështuar, që bënë deklarata anti-serbe.
Ndërkohë dyshime për këtë vizitë ka shprehur edhe Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini. Në një deklaratë për Klan Kosova, ai ka pohuar se, “çdo hap që e bën një serb, e bën për një interes të Serbisë. Avokati është më shumë se politikan – është dy herë politikan. Ai vizitën e ka bërë sa për ta shlyer gabimin e rrahjes së klientit të tij Sadulloviqit nga institucionet e sigurisë në Serbi”.
Po ashtu, Çerkini, ka deklaruar se “duhet ta dijë populli shqiptar, se sikur ai ta kishte pasur qëllimin e pastër, ai nuk do të kishte ardhur i vetëm në vizitë, por do t’i kishte edhe 20-30 të tjerë me vete dhe një përcjellje të madhe edhe prej institucioneve vendore ”. Në fund, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve” ka shtuar se nuk ka kurrfarë rreziku që avokati të torturohet nga shteti serb, sepse kjo vizitë nuk është bërë pa dijeninë e institucioneve të sigurisë së atij shteti”.
/TV Arbëria