Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet gruaja pasi rrah burrin në Pejë

Arrestohet gruaja pasi rrah burrin në Pejë

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër , pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.