Një foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 në QKUK.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.