Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA përfshihet nga moti i keq, 50 viktima deri më tani

SHBA përfshihet nga moti i keq, 50 viktima deri më tani

Të paktën 50 persona kanë vdekur këtë javë si pasojë e motit të keq që goditi Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të autoriteteve lokale.

Temperaturat nën minus dhe reshjet e borës i bëjnë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme, kanë bllokuar trafikun ajror, kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji.

Mijëra amerikanë kanë marrë paralajmërime për motin. Në Tennessee, Departamenti i Shëndetësisë raportoi 14 të vdekur nga moti i keq. Në Pensilvani, pesë gra humbën jetën të martën në një aksident në autostradë.

Pesë viktima u raportuan në Kentaki, tha në një deklaratë guvernatori Andy Beshear, ndërsa në Oregon veriperëndimor, tre persona u goditën nga rryma kur një linjë elektrike ajrore ra në makinën e tyre gjatë një stuhie bore të mërkurën, sipas Portland Departamenti i Zjarrfikësve.

Në Oregon, 75,000 njerëz mbetën pa energji të premten mbrëma, ndërsa guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Viktima gjithashtu u raportuan në Illinois (verilindje), Kansas (qendër), Neë Hampshire (verilindje), Nju Jork (verilindje), Wisconsin (në veri) dhe Uashington (verilindje).

Sipas Flightaware.com, 1100 fluturime në SHBA u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan për shkak të kushteve të motit, ndërsa vala e ftohtë pritet të vazhdojë gjatë fundjavës.

 

Powered by WordPress