Inter ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Lazios në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë.
Nerazzurrët e nisën vrullshëm këtë takim duke rrezikuar në disa raste portën e Ivan Provedel.
Golin e avantazhit Interi e gjeti përmes Marcus Thuram (11’) i cili mori një top të mirë në zonë nga Federico Dimarco për të shënuar për 1-0.
Nicolo Barella (36’) pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, mirëpo gjuajtja e tij u ndal nga traversa.
Me epërsi minimale të Interit përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
Me të filluar pjesa e dytë Lautaro Martinez (48’) fitoi penallti pas një ndërhyrje nga Pedro.
Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Hakan Calhanoglu (50’) i cili shënoi për rezultatin 2-0.
Goli i tretë dhe ai që përfundimisht i dha fund shpresave të Lazios u shënua nga Davide Frattesi (87’) i cili u asistua nga Henrikh Mkhitaryan dhe nuk gaboi përballë portierit për 3-0.
Në finale Inter do të përballet me ekipin e Napolit, që dje e mposhti Fiorentinën po ashtu me rezultat 3-0./Telegrafi/