Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjuha Shqipe në Greqi, Guri: Kërkohet një katedër në Athinë

Gjuha Shqipe në Greqi, Guri: Kërkohet një katedër në Athinë

Në një lidhje Skype me Ora News, Etmond Guri nga Greqia tha se mediet këtu e kanë parë si një lëvizje të gazuar futjen e gjuhës shqipe në Greqi dhe është thënë se po shfrytëzohet politikisht.

Etmond Guri: Mediet këtu e kanë parë si një lëvizje të gazuar futjen e gjuhës shqipe në Greqi dhe është thënë se po shfrytëzohet politikisht. Forcat e djathta kanë ngritur alarmin. Futja e gjuhës shqipe është një kërkesë e kahershme, por bëri bujë më shumë figura publike që e bëri këtë deklaratë nga kryetari i opozitës.

Dhënia e mundësisë për të mësuar shqip për fëmijët shqiptarë është një çështje e komplikuar sepse kemi një marrëdhënie diplomatike jo të mirë mes vendeve kohët e fundit. Ne kërkojmë një katedër shqipe në Athinë dhe të ketë mundësi që shqiptarët të hapin shkolla për fëmijët. Është gabim të thuhet se ka shkolla shqipe në Greqi, kur ka vetëm kurse.