Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Njëra nga të lënduarat nga bombola ka djegie në 70 % të trupit, ja ku po trajtohen pacientët

Njëra nga të lënduarat nga bombola ka djegie në 70 % të trupit, ja ku po trajtohen pacientët

Njëra prej 13 personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit e në fshatin Kçiq të Mitrovicës ka pasë djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Ajo tashmë ndodhet në Suedi.

Këtë informatë ia dhanë kryeministrit Albin Kurti, i cili shkoi në Kirurgjinë Plastike në QKUK për të vizituar këta pacientë.

Pas kthimit nga Zvicra ku mori pjesë në Forumin e Davosit, Kurti njoftoi se ka shkuar për vizitë te Klinika e Stomatologjisë.

“Ndërkaq, vazhduam edhe këtu tek Emergjenca e më pastaj edhe tek Kirurgjia Plastike që të shohim se çfarë ka ndodhur më pastaj me ata 13 pacientët që u lënduan disa lehtë e disa edhe shumë rëndë me shpërthimin e bombolës së gazit e që vijnë nga fshati Kçiq i Mitrovicës. Na njoftuan se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”.

Kurti më pas lavdëroi edhe punën e mjekëve.

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, sot ishim në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë ku i pamë për së afërmi tri shërbime të reja të cilat kanë filluar në më pak se sa një vit dhe në veçanti ishim dëshmitarë të implantologjisë, me ç’rast bashkëbiseduam me stomatologët aty dhe i falënderuam për punën dhe angazhimin që po bëjnë, përfshirë aty jo vetëm shërbimin cilësor, por edhe pritjet shumë të shkurta të pacientëve.

Ndërkaq, vazhduam edhe këtu tek Emergjenca e më pastaj edhe tek Kirurgjia Plastike që të shohim se çfarë ka ndodhur më pastaj me ata 13 pacientët që u lënduan disa lehtë e disa edhe shumë rëndë me shpërthimin e bombolës së gazit e që vijnë nga fshati Kçiq i Mitrovicës. Na njoftuan se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë.

Powered by WordPress