Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kontigjenti i FSK-së në Britani për të trajnuar ukrainasit, Osmani: Do të luajnë rol kyç si instruktorë

Kontigjenti i FSK-së në Britani për të trajnuar ukrainasit, Osmani: Do të luajnë rol kyç si instruktorë

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar sukses një kontigjenti të ushtarëve të FSK-së që është nisur mbrëmë për në Britani të Madhe për të mbështetur një operacion të quajtur INTERFLEX.

Ajo tha se ata do të kenë rol kryesor në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Iu uroj sukses ushtarëve tonë të FSK-së kanë derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ajo në X.

/TV Arbëria