Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, transmeton Reporteri.net.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Aty thuhet se Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Powered by WordPress