Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ftesa e Haradinajt, Haziri: Ne kemi zgjedhur “Rrugën e Re”

Ftesa e Haradinajt, Haziri: Ne kemi zgjedhur “Rrugën e Re”

Dy ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëshkroi koalicion parazgjedhor me partinë Nisma Socialdemokrate (NISMA).

Pas zyrtarizimit të këtij koalicioni, Haradinaj, ftoi në një koalicion të gjerë opozitar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë, pa asnjë temë, jam i hapur për çdolloj bashkëpunimi që ata e vlerësojnë, çfarëdo mënyre, nuk u qes kushte as për lista, as për poste, për ne e rëndësishme është që Kosova të anëtarësohet në NATO, pra të jemi të sigurt dhe ta garantojmë Kosovën, pa hyrë në NATO siguria jonë është gjithmonë çështje e hapur” tha Haradinaj në ftesën e tij raportoN.

 

Nënkryetari i kësaj partia, Lutfi Haziri, tha se LDK-ja ka qëndrimin e vet politik dhe se nuk mbështet as Qeverinë dhe as ndonjë koalicion tjetër .

Ai tha se të njëjtit kanë zgjedh “Rrugën e Re” për rikthimin e LDK-së në pushtet.

“Tash e një kohë LDK-ja e ka qëndrimin e vet politik ndërtuar edhe në kuadër të platformës programore dhe të operacionalizimit të programeve, i cili parasheh një rol prirës në udhëheqjen e shtetit. Parimi  “AS-AS” nënkupton se LDK-ja nuk mbështet as Qeverinë po as edhe një lloj forme koalicionesh me partitë opozitare. Ne kemi zgjedh “Rrugën e Re”, rrugën tonë, rrugën e rikthimit të LDK-së” deklaroi Haziri.