Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi

Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi

Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, sikurse zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj.

Këto masa do ta lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë.

Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti.

Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet.

Projektligji ishte hequr nga rendi i ditës përmes një njoftimi të minutës së fundit gjatë seancës së fundit para Krishtlindjes. Tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës u bë për shkak se, një prej partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman, Të Gjelbërit, kërkuan përmirësimin e legjislacionit. Për shkak të insistimit të kësaj partie, tani është garantuar që personat që janë në procedurë dëbimi do t’u sigurohet një avokat.

Ligji parashikon gjithashtu masa më të ashpra kundër trafikantëve me njerëz. Për shkak të protestave të organizatave për drejtave të njeriut, një paragraf i futur më vonë në legjislacion, sqaron se kjo nuk i prek njerëzit që shpëtojnë refugjatë në det./REL

 

Powered by WordPress