Gazeta arabe “Asharq Al-Awsat”, raporton se Jose Mourinho ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Shabab.
‘Speical One’ u shkarkua nga pozita e tij te Roma tre ditë më parë, ndërkaq lajmet për një transferim të ri kanë qarkulluar qysh ditën e parë të shkarkimit.
Mourinho pritet që të zëvendësojë trajnerin kroat Igor Biscan.
Al-Shabab ndodhet në pozitën e njëmbëdhjetë në Ligën Pro Saudite. Ndërsa nuk shquhet për “yjet” në ekip sikurse skuadrat tjera arabe.
Sipas raportit, Mourinho duhet të sigurojë që skuadra të forcohet ndjeshëm në periudhat e ardhshme transferuese, në mënyrë që Al-Shabab të mund të arrijë skuadrat më të mira në ligë.
Negociatat pritet të përfundojnë së shpejti me një takim që u mbajt në Zoom dhe Mourinho pritet të mbërrijë së shpejti në kryeqytetin saudit Riad.