Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haziri takon Bernaccan dhe Shewryn, bisedojnë për bashkëpunimin mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it

Haziri takon Bernaccan dhe Shewryn, bisedojnë për bashkëpunimin mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it

Zëvendës komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade, Federic Bernacca dhe zëvendës drejtori i NALT-it., Z. Paul Shewry janë pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade, Naim Haziri.

Përmes një njoftimi të FSK-së në Facebook, është bërë e ditur se ata  janë njoftuar me kapacitetet operacionale intervenuese dhe ato trajnuese të Gardës Kombëtare, përcjell Klankosova.tv.

Në takim fokus të veçantë kishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gradës Kombëtare dhe KFOR-it.

“Gjatë takimit në fokus të veçantë ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it në fusha të reagimin në kriza si dhe orientimi i bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ata vizituan Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ku u pritën nga Drejtori i kësaj qendre John Doon, i cili i njoftoi pjesëmarrësit me kapacitetet dhe hapësirat trajnuese që i ofron kjo qendër për trajnimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sigurisë në fushat e kërkim shpëtimit përfshirë kërkim-shpëtimin malor, urban dhe në ujëra.

Haziri shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it, dhe NALT-it, njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.