Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ymeri: Propozimet e PDK-së sot në Kuvend, si të VV-së dikur

Ymeri: Propozimet e PDK-së sot në Kuvend, si të VV-së dikur

Analisti Visar Ymeri ka thënë se propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvend, janë si të Vetëvendosjes (VV) sa ishte në opozitë.

“Është e rëndësishem të ngriten këto temën e energjisë, zhvillimit ekonomik, secilën temë që Qeveria po qalon. Por, ka shumë rëndësi të jenë dy elemente përcjellëse, kur ngriten këto tema”, ka thënë Ymeri.

“E para është të tregohet shkaku dhe e dyta është që tek propozimet që i japim, se e kam dëgjuar sot debatin – edhe nga PDK e LDK, disa propozime që më tingëllonin si disa propozime që i jepnin Vetëvendosja në opozitë”, ka thënë ai.

Sipas Ymerit, arsyetimet që i jep Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet.

“Arsyetimet që i jepte Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet. Ky ndryshim i roleve, ku opozita flet si opozitë dhe pushteti flet si pushtet, pavarësisht cila parti, për mendimin tim po e shtrembërojnë diçka që unë do të doja ta shihja…”, ka thënë tutje Ymeri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit, për faturat e larta të energjisë elektrike, ka thënë se këto çmime kanë tmerruar çdo familje në Kosovë.

Ai në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka thënë se subvenciomi i qeverisë ka qenë si një lloj transferi që përmes qytetarëve të rriten të hyrat e KEDS-it dhe KESCO-s.

“Në mënyrë jo normale, faturat e muajit të kaluar kanë tmerruar secilën familje në Kosovë, sot dëgjojmë përfaqësuesit e qverisë duke treguar një realitet tjetër. Subvencionimin e keni pasë transfer, u keni dhënë para atyre përmes qytetarëve, u keni dhënë nga 100 euro pensionistëve, fëmijëve, studentëve u keni marrë pas dy dite përmes faturave të rrymës. Qytetarët i keni përdorë si urë lidhëse”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bëhen bashkë kundër Qeverisë. Ajo është shprehur se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti, sepse, sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.