Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Muhamet Sadrijit nga Peja: Është me sindromën Down

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Muhamet Sadrijit nga Peja: Është me sindromën Down

Muhamet Sadrija nga Peja mëngjesin e së enjtes është larguar nga shtëpia e tij në “Taphone” në Pejë dhe nuk është kthyer më.

Muhameti është me Sindromin Down.

“Të dashur miq ky djalë është vëllai im. Sot qe nga mëngjesi nuk është kthyer ne shtëpi në Pejë. Jemi shumë të shqetësuar për fatin e tij ngase vuan nga sondomi Down dhe komunikimin e ka të vështirë. Nuk posedon ndonjë dokument identifikimi me vete sot fatkeqësisht. Ju lutem kushdo e sheh të lajmërojë në numrin e dhënë me poshtë apo dhe mua”, shkroi Sadrija.

Luten ata që e shohin të kontaktojnë në 049 944 471./Telegrafi/