Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shisnin drogë në afërsi të gjimnazit në Suharekë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarve

Shisnin drogë në afërsi të gjimnazit në Suharekë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarve

Sistemi Prokurorial përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve V.B., A.F., A.K., dhe E.K., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin e tyre thuhet se të pandehurit, me datë 21.11.2023, rreth orës 13:30 në Duhël të Suharekës, kanë poseduar narkotikë, dhe gjatë kontrollit nga policia, në automjetin Golf V që e drejtone V.B., dhe pasagjerë ishin të pandehurit A.F., dhe A.K., të shoqëruar me qytetarin B.Sh., te i pandehuri A.F., janë gjetur pesë qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 7.29 gram dhe te i pandehuri A.K., një qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme prej 3.69 gram, substanca këto të shpallura me ligj si narkotikë, e të cilët nga automjeti në fjalë i kanë ofruar për shitje këto substanca narkotike pa pasur autorizim nga organi kompetent.

Tutje, thuhet se me datë 22.11.2023, në një parking afër Gjimnazit të Suharekës, pa autorizim kanë poseduar narkotikë, dhe gjatë kontrollit të të njëjtes veturë është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 1.74 gram, te i pandehuri A.F., është gjetur një letër e bardhë brenda saj substancë narkotike e llojit “marihuana” me peshë prej 1.21 gram dhe një grinder për grirjen e marihuanës.

Kurse brenda veturës janë gjetur 70 qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për të paketuar narkotikët.

Në të njejtën ditë, në fshtatin Studenqan, gjatë kontrollit të shtëpisë së V.B., policia ka gjetur dhe sekuestuar një qese najloni të mbushur me marihuanë me peshë 31.32 gram dhe një qese të mbushur me marihuanë me peshë 82.32 gram.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.