Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kjo është letra me kërkimfalje e avokatit serb që e la tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz

Kjo është letra me kërkimfalje e avokatit serb që e la tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz

Avokati serb, Cedmori Stojkovic, sot ka vizituar Prekazin ku edhe ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Stojkovic në këtë vizitë të tij, ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharajt, ku ka shkruar:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpres dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në letrën e Stojkovic.

Vizita e Stojkovic tek varrezat e familjes Jashari ka ardhur pas arrestimit të politikanit serb, Nikola Sandulovic, pas publikimit të videos teksa nderonte varrezat e familjes Jashari./Express/