Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pse Mali i Zi ka refuzuar ta ekstradojë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë, sipas avokatit Kujtim Kërveshi

Pse Mali i Zi ka refuzuar ta ekstradojë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë, sipas avokatit Kujtim Kërveshi

Në fund të vitit të kaluar ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, pat refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiq, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999. Kurse pak ditë më vonë ai edhe lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Lartë në Bjello Pole.

Sipas avokatit të njohur, Kujtim Kërveshi ky refuzim po ndodh për dy arsye themelore dhe të cilat mund të jenë paralele. E para sa herë që Kosova kërkon të dyshuar për krime lufte, Republika e Serbisë, nuk na njeh si ekzistencë juridike dhe në këtë drejtim ata insistojnë se ajo që ka ndodhur në territorin e Kosovës së sotme, atëherë si pjesë e ish-Jugosllavisë, është kompetencë e tyre e trajtimit të krimeve të luftës.

Pra Serbia na trajton neve si një sistem abnormal juridik që po trajton tema brenda territorit të tyre. Në këtë mënyrë ata mendojnë që për krime të luftës në territorin  e Kosovës ata e kanë kompetencën sepse Kosova nuk ekziston fare si etnitet juridik. Qëndrim ky, që e kanë të kristalizuar edhe në Kushtetutën e tyre.

Por nuk përjashtohet që edhe arsyeja e dytë, e cila mund të jetë politike. Qeveria e shtetit fqinj, pra e Malit të Zi, ka ndryshuar diskurs politik. Dhe raste të tilla pashmangshëm kanë edhe impakt politik. Po ashtu, nuk përjashtohet që në ketë shtet mundet të jetë një numër i madh ose të pakën lëvizin në të , persona që munden me qenë subjekt i kërkesave për ekstradim për shkak të dyshimeve për krime të luftës.

Sidoqoftë, ky është një precedent shumë i keq dhe paraqet një rast shqetësues. Në fund të fundit, ka qenë e pritur nga Serbia që të ketë sjellje të tilla, por kjo është shqetësuese kur vjen nga Mali i Zi.

Video e plotë:

/TV Arbëria