Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Besart Ramadani padit Komunën e Fushë Kosovës për mungesë të kushteve për personat me aftësi të kufizuara

Besart Ramadani padit Komunën e Fushë Kosovës për mungesë të kushteve për personat me aftësi të kufizuara

Mungesa e kushteve elementare për personat me aftësi të kufizuar e ka detyruar Besart Ramdanin që më në fund ta padisë Komunën e Fushë Kosovës, për privimin e të drejtave të tij nga kjo komunë.

B.Ramadani si një përdorues i karrocës pas adresimit të padisë sot në Gjykatën Themelore dega në Fushë Kosovë, ka dëshmuar për vështirësitë jetësore me të cilat ballafaqohet nga mungesa e këtyre kushteve.

Ramadani, ndër të tjera ka deklaruar se fillimisht ka tentuar që këtë çështje ta zgjidh nëpërmjet shoqatës së HENDIKOS-it, por nuk ka pasur sukses. Atëherë, ai është shprehur se ka qenë i detyruar për ta bërë një padi të tillë më qëllim që t’i sigurojë të drejtat e tij të garantuara edhe me Kushtetutë.

Ndërkohë avokatja, Latfie Neziri ka pohuar se “trotuaret, parkingjet dhe objekti i ndërtesës shëndetësore në Bresnje, janë tri çështjet kryesore mbi të cilat janë fokusuar në këtë”.

Video e plotë:

Problemi i infrastrukturës mbetet problem mjaft serioz dhe është urgjente për të siguruar një mjedis sa më të përshtatshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi të gjithë qytetarët e kanë të drejta për qasje të barabartë, por deri më tani institucionet publike kanë dështuar që të sigurojnë zbatim adekuat praktik të këtyre të drejtave njerëzore për personat me aftësi të kufizuara.

/TV Arbëria