Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim të prostatës.
Pallati Buckingham ka thënë se gjendja e Mbretit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.
Ngjarjet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi, ka thënë Pallati. Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal.