Kryeministri Albin Kurti, ka qenë pjesë në një paneli diskutues në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.
Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.
“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.
Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Derisa gjatë ditës së sotme Kurti ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.
“Diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të forte”, kishte shkruar Kurti për këtë takim.
Derisa gjatë kësaj vizite nuk ka munguar as takimi i Kurtit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin poashtu kanë biseduar për situatën në rajon./Telegrafi/
A pleasure to be part of the panel today at @WEF, discussing the Diplomacy Dialogue of the Western Balkans with @vonderleyen & familiar faces from the region & beyond. The geopolitical security of our region is crucial to European security, so the topic is of wide importance. pic.twitter.com/ze1AjNLGpX
— Albin Kurti (@albinkurti) January 17, 2024