Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se e ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut.
Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvic
Vuçiq i ka përsëritur disa herë ato që i konsideron kërcënime ndaj popullatës serbe në Kosovë, por pa ofruar fakte për pretendimet e tij.
“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se lëvizjet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë presidenti serb.