Jordan Henderson arrin marrëveshje me Al Ettifaq për të ndërprerë kontratën dhe për t’u larguar nga Liga Pro Saudite.
Al Etiffaq kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën e Jordan Henderson pas vetëm gjashtë muajsh; mesfushori do të largohet nga kampi i tyre stërvitor në Abu Dhabi dhe do të kthehet në Angli, teksa kërkon një klub të ri.
Gjiganti holandez Ajax mbetet në bisedime për një marrëveshje të përhershme për nënshkrimin e tij./skysports