Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përfshirjen nga zjarri të një depoje në Drenas.
Përmes raportit 24 orësh, është bërë me dije se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me rastin janë, policia thotë se ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./Insajderi