Kur bëhet fjalë për një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme, duket se çdo personazh i famshëm dhe me ndikim gjithmonë ka të njëjtën këshillë: pini më shumë ujë sesa mendoni se duhet
Ekspertët e shëndetit do t’ju thonë se pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është hapi i parë për të investuar në pamjen tuaj.
“Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,” shprehet nutricionistja Kimberly Snyder, e cila punon me VIP-a si Reese Witherspoon dhe Kerry Washington, shkruan Vogue.
Kjo ka kuptim. Në fund të fundit, nuk ka dyshim se pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe ne të gjithë e dimë se kur jemi të dehidratuar, nuk dukemi apo ndihemi mirë. Por, a është e vërtetë që pirja e një sasie me të madhe uji ndihmon në hidratimin e lëkurës?
Thuhet shpesh se uji është jetë dhe ne të gjithë nuk do të jetonim dot pa të. Jo vetëm që përbën pjesën më të madhe të vëllimit në trupin tonë, por shërben si një mjet për dërgimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe largimin e toksinave dhe mbetjeve të dëmshme.
Uji, gjithashtu ndihmon trupin tonë të mbajë një temperaturë normale, lubrifikon nyjet dhe mbron indet dhe organet e rëndësishme.
/TV Arbëria