Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani: Posa drafti i Asociacionit të ndodhet në Kushtetuese, do t’i dërgoj komentet e mia

Osmani: Posa drafti i Asociacionit të ndodhet në Kushtetuese, do t’i dërgoj komentet e mia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i ka gati komentet e saj lidhur me draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani është shprehur se ka analizuar draftin në fjalë dhe komentet e saj do t’i dërgojë posa të ndodhet propozimi në Gjykatën Kushtetuese.Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky institucion duhet t`i trajtojë çështjet me dykuptimësi, të cilat mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës. E kam analizuar draftin dhe sapo i njëjti të ndodhet në Kushtetuese, unë do t`i dërgoj komentet e mija, të cilat do të jenë në funksion të sqarimit të disa çështjeve, të cilat mund të krijojnë probleme serioze në rast se nuk sqarohen, gjithnjë duke pasur parasysh kushtetutën e vendit dhe vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë ajo në një intervistë për Reporterin.

Osmani është shprehur se pret qasje konstruktive të të gjithë akterëve në këtë proces, në mënyrë që përpara betejave politike të vendoset interesi nacional.

E para e shtetit më tej ka thënë se fokusi duhet të jetë te gjetja e modalitetit për zbatimin e plotë të marrëveshjes, sepse ajo duhet të zbatohet në plotni.

Më duhet po ashtu ta potencoj se që nga shkurti i vitit të kaluar kur është arritur marrëveshja e Brukselit, Serbia e ka bërë të qartë në një sërë rastesh, përfshirë ne samitin e fundit BE-Ballkan Perëndimor, që nuk do t’i zbatojë obligimet e dala nga kjo marrëveshje. Prandaj tani fokusi duhet të

jetë tek gjetja e modalitetit për zbatimin e plotë të marrëveshjes, sepse ajo nuk mund të zbatohet vetëm në pjesë të caktuara të saj, por në plotni”, ka thënë Osmani.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë, ndërkaq në mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes ende nuk ka nisur.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.

Një draft-statut për Asociacionin iu prezantua Kosovës dhe Serbisë në tetor nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Megjithatë, së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai dhe disa ministra të tij mund ta shkruajnë draft-statutin për Asociacionin.

Powered by WordPress