Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti në Davos takon O’Brien: SHBA është një mik dhe aleat i çmuar i Kosovës

Kurti në Davos takon O’Brien: SHBA është një mik dhe aleat i çmuar i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, gjatë takimi vjetor në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Kurti në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien e vlerësoi përparimin ekonomik të Kosovës, si dhe përmbajtjen përballë sulmit terrorist në veri.

“Një kënaqësi për t’u takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve”.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garancë për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti./Telegrafi/

Powered by WordPress