Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve A.E., B.E., dhe T.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar deri më datë 30.08.2023 rreth orës 14:00, në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit, pa autorizim kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “kokaina”.
Prokuroria njofton se me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, i pandehuri T.B., thuhet se me dashje ka ndihmuar të pandehurit e lartcekur në kryerjen e veprës penale, duke iu siguruar klientë të ndryshëm për blerje të narkotikut.
“Po ashtu, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar në vitin 2021 deri më datë 30.08.2023, në vazhdimësi, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, në një lokal dhe përmes mjeteve elektronike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë lojëra të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, në atë mënyrë që të njëjtit në bashkëkryerje, në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë përmes telefonave mobil dhe kompjuterit që gjendej në lokalin e lartcekur, instalojnë llogari të ndryshme nga web faqe të ndryshme për lojëra të fatit, nga të cilat web faqe krijojnë llogari për klientë të ndryshëm, më pas në ato llogari u dërgojnë të holla klientëve për të zhvilluar lojëra të fatit dhe më pas këta të fundit paguajnë të hollat kesh për të pandehurit”.
Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Po ashtu, prokurori ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, të cilat janë sekuestruar përkohësisht, e që janë: