Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë mori vendim për ndarjen e mjeteve të fondit për mbështetjen e subjekteve politike për këtë vit.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme 4 milionë e 800 mijë euro.
Haradinaj-Stublla në një postim në “X” ka shkruar se ky vendim është skandaloz.
Ish-ministrja më tej ka shtuar se Lista Serbe që planifikoi sulmin në Banjskë, duhet të shpallet jokushtetuese dhe organizatë terroriste.
“Vendimi për transferimin e buxhetit prej 360,000€ nga paratë e taksapaguesve ‘partisë’ Lista serbe është skandaloz! Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta – duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i bllokohen fondet në Kosovë, dhe rrjedhimisht të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ndalimin e aktivitetit në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.