Është arrestuar shoferi i kamionit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, që ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.
Aksidentin të hënën e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Gashi.
