Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar: Rrugët e mbuluara me borë dhe me ngrica

Policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar: Rrugët e mbuluara me borë dhe me ngrica

Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të rrugëve të mbuluara me borë dhe me ngrica.

Në njoftimin për media, policia ka apeluar për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës si dhe mbajtje të distancës mes mjeteveve.

Ndryshe, në 24 orët e fundit sipas të dhënave të policisë, në Kosovë kanë ndodhur 19 aksident trafiku me të lënduar, 22 me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.