Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë për Ekonomia Online, se ndërhyrjet e Serbisë brenda territorit të Kosovës nuk duhet përjashtuar asnjëherë, siç ishte rasti i Banjskës.
Quni është optimist se institucionet e sigurisë janë të përgatitur për çfarëdo lloj, teksa kërkon më shumë bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.
“Unë po besoj që organizatat dhe institucionet e sigurisë kanë analiza adekuate për të cilat edhe ne deputetet shërbehemi dhe i përdorim si referent.
Asnjëherë nuk duhet përjashtuar situatat e ndërhyrje të ndryshme nga autoritetet e Serbisë nga territori i Serbisë brendi të Kosovës siç ka ndodh më 24 shtator por sidoqoftë un jam i bindur që institucionet tona të sigurisë tani më janë më të përgatitura për t’u ballafaquar me situata të tilla.
Vetëm një gjë do ta apeloja që në raste tjera të ketë një bashkëkoordinim me autoritet ndërkombëtare, veçanti me atë të KFOR-it”, u shpreh Quni.