Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti nga Zvicra: Jemi popull që e duam shtëpinë tonë

Kurti nga Zvicra: Jemi popull që e duam shtëpinë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shqiptarët janë popull të vatrës dhe që e duan shumë shtëpinë e tyre.

Kurti mori pjesë në panairin ndërkombëtar të produkteve të përpunimit të drurit ‘Swisbau’ në Cyrih, ku edhe iu drejtua të pranishmëve me një fjalim.

Ne si popull, jemi popull të shtëpisë tonë, që e duam shumë. Jemi popull të vatrës, të vatrës që na e sjell ngrohjen e këndshme në shtëpitë tona. Dhe është shumë interesante pikërisht në sektorin e mobileve, në sektorin e shtëpive dhe atë të përpunimit të drurit eksporti është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse. E kjo ka të bëjë edhe me vet kulturën, historinë dhe traditën e popullit tonë. Prandaj, para një çerek shekulli pati dështuar plani i Serbisë, që duke na vrarë, dëbuar, burgosur e duke na djegur 120 mijë shtëpi ta bëjë Kosovën ta pabanueshme”, ka shtuar Kurti.

Tutje i pari i ekzekutivit ka folur edhe për 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Sot paradite ishim në Reçak ku kujtuam 25 vjetorin e masakrës atje, e cila tronditi opinionin ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore dhe lëvizi NATO-n për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Pra, një çerek shekulli më herët ishim nën kthetrat e Serbisë gjenocidale dhe tash 25 vjet më vonë, ne, jemi këtu në Cyrih, duke treguar se Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s, e kombinimit mes zhvillimit ekonomik me progres demokratik dhe njëkohësisht e një sektori privat i cili po lulëzon jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër, në Skandinavi, SHBA, e kudo në Evropë, e gjithnjë pa harruar e duke e kujtuar Kosovën, prej nga vijmë të gjithë ne”, ka theksuar Kurti gjatë adresimit para të pranishmëve.

Powered by WordPress