FIFA do t’i zgjedh sonte më të mirët e vitit 2023 përmes një gala mbrëmjeje që do ta mbajë në Londër.
Nga Kosova, për futbollistin më të mirë të vitit dhe për kategoritë e tjera kanë votuar; Primoz Gliha, ish-përzgjedhësi i Kombëtares, kapiteni Amir Rrahmani dhe redaktori i sportit në “Gazetën Express” dhe në “T7”, Valon Konushevci.
Erling Haaland shihet si favorit për ta fituar çmimin e futbollistit të vitit, pasi që Kupa e Botës “Katar 2022” nuk është llogaritur. Lionel Messi e kishte fituar çmimin e më të mirit vitin e kaluar, pasi kishte udhëhequr vendin e tij drejt shpalljes kampione e botës.
FIFA do ta zgjedhë sonte futbollistin e vitit 2023 në një gala mbrëmje që do ta mbajë në Londër, e cila do të fillojë në ora 20:20.
Periudha në të cilën merren parasysh arritjet për çmimet në kategorinë e meshkujve është nga 19 dhjetori 2022 deri më 20 gusht 2023, pra duke përjashtuar Kupën e Botës 2022. Messi e kishte fituar çmimin e më të mirit vitin e kaluar, pasi kishte udhëhequr Argjentinën drejt shpalljes si kampione e botës. Ndërsa, për çmimet në konkurrencën e femrave merret parasysh periudha nga 1 gusht 2022 deri më 20 gusht 2023.
/TV Arbëria