Pothuajse 40% e vendeve të punës në botë mund të zhduken nga suksesi i Inteligjencës Artificiale, trend ky që pritet ta thellojë edhe më pabarazinë sociale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN.
Shefja e FMN, Kristalina Gerogieva në një postim në rrjetin e saj social u bërë thirrje qeverive që t’i themelojnë rrjetet e sigurisë socialë dhe të forcojnë programe të ri trajnimi për t’u ballafaquar me impaktin e Inteligjencës Artificiale.
“Në të gjitha skenarët e mundshëm, AI, ka të ngjarë ta përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme, një prirje kjo shqetësuese që politikbërësit duhet ta trajtojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar nxitjen e mëtejshme të tensioneve sociale” ka shkruar ajo, pak para takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos të Zvicrës, ku tema në fjalë do të zë një vend qendror në rendin e ditës.
Për më shumë, Georgieva ka paralajmëruar se përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të ketë impakt më të thellë në ekonomitë e zhvilluara, sesa ato në zhvillim, pjesërisht për shkak se punëtorët me “jaka të bardha” do të jenë më të rrezikuar se sa punëtorët e krahut.
Në këto ekonomi supozohet se, deri në 60% e vendeve të punës do të ndikohen nga IA. Një zhvillim i tillë mund të krijojë edhe tensione të jashtëzakonshme sociale dhe politike.
Kështu për herë të parë mund të ndodhë ajo që e ka parishikuar, historiani i njohur izraelit, Yuval Noah Harari, kur ka pohuar se punëtorët më nuk do të jenë të frustuar në kërkim të të drejtave të tyre pse janë të mbishfrytëzuar nga kompanitë, por sepse nuk do të ketë kush t’i përdor ata.
/TV Arbëria