Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pas një aksidenti në fshatin Krushevë, vdes 35-vjeçari

Pas një aksidenti në fshatin Krushevë, vdes 35-vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Klinë – Gurrakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, dhe sipas Policisë së Kosovës një 35-vjeçar ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 12:51 janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte derivate.

Viktima është vozitësi i veturës, ndërsa ai i kamionit ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurrakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Gashit.

 

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress