Aktori i njohur shqiptar Julian Deda, është bërë më 13 janar 2024 pjesë e shout më të madh shqiptar Big Brother Vip Albania 3
Deda, që dikur e konsideronte emision të pamoralshëm Big Brotherin, të premten si banori i pestë që u fut brenda thoshte se “po ndihej mirë”.
“Thonë që kush hyn i pari del i fundit. Ndihem shumë mirë”, tha Deda atë natë.
Por njëjtë nuk mendonte në prillin e vitit 2015. Dikur, Deda e quante Big Brother emision amoral dhe asocial.
“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova pa dashje (qe mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens ky. Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të t’i ngulin në mendje dhe në zemër…!”, shkruante atëherë Deda.