Janë siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë-Krujë-Rinas ku u përplasën tre automjete.
Një mjet tip Benz dhe një mjet tip Skoda janë përplasur së bashku ndërsa një trajleri i është ndarë trupi nga koka.
Në mjetin Skoda udhëtonin diaa të rinj nga Kosova, ku sipas informacioneve të para njëri prej tyre ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit Benz dhe ai i trajlerit kanë shpëtuar pa lëndime, në fotot e siguruara nga JOQ, ndërsa të rinjtë nga Kosova janë plagosur rëndë.
Mjeti i tyre është mbledhur “sa një grusht” dhe ka përfunduar i ngjeshur pas ndarëseve të rrugës. Ata shihen të shtrirë në asfalt teksa presin ambulancën. Një i ri rreth moshës 32-vjeçare ka mbetur i vdekur në këtë aksident.
“Sipas te thenave te shoferit te kamionit dhe te benzit mjeti me targa kosovare me drejtim nga fush kruja drejtim te vores ishte fut parakalim dhe ka godit maunen ne gomen e par krau shoferit”,-raportojnë dëshmitarë nga vendngjarja për JOQ.
NJOFTIMI
“Sipas policisë së Tiranës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.”
View this post on Instagram