Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka paralajmëruar se nëse klienti i tij nuk lirohet deri në pasditen e së hënës, “do t’i çojnë gjërat në një nivel tjetër”.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se Sanduloviq është në paraburgim vetëm pse ka vendosur lule në varrin e një vajze shqiptare.
“Sandulloviq është ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendimi vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një nivel tjetër”, ka thënë Stojkoviq.
/TV Arbëria